Në mungesë të të atit, ja kush e shoqëroi Rudina Dembacaj drejt altarit

Historia e dashurisë së Rudina Dembacaj dhe Mark Frrokut, shkaktoi jo pak zhurmë kur doli në dritë këtu e dy vite të shkuara. Ish-deputeti kishte pak kohë që kishte humbur bashkëshorten nga një sëmundje e rëndë, ndërsa aktorja e humorit sapo kishte nënshkruar divorcin, kështu që ishte pamundur të mos flitej për ta. Por, dashuria është më e fortë se çdo gjë tjetër dhe ditën e djeshme, ashtu siç e kishin planifikuar kanë kurorëzuar në datën 1 tetor dashurinë e tyre.

Ditën e sotme në një video të postuar në rrjetet sociale pamë dhe personin e vecantë që e ka shoqëruar Rudinën në altar, vajza e saj e vogël e cila ishte veshur njësoj si mami.

E pazakontë por një veprim shumë emocionues dhe i bukur.

Share With:
Translate »
209 Views