5 ndryshimet që do të përjetoni gjatë nëntë muajve të shtatzënisë

Gjatë shtatzënisë, trupi i gruas pëson ndryshime të mëdha në mënyrë që të akomodojë hapësirën për zhvillimin e një jete të re përgjatë 9-muajve të shtatzënisë.

Disa prej ndryshimeve mund të jenë të theksuara dhe njëkohësisht edhe jo të këndshme, sidomos kur përballeni me hemorroide apo kapsllëk shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.

Më poshtë, njihuni me disa prej ndryshimeve që do të përballet trupi juaj përgjatë shtatzënisë:

-Sistemi endokrin

Gjëja e parë që do të vini re në fillimet e shtatzënisë janë energjia dhe gjendja juaj emocionale. Ndikimi i hormoneve në shtatzëninë e hershme mund të jetë mjaft e lodhshme.

-Të shijuarit dhe të nuhaturit

Shqisat e të shijuarit dhe të nuhaturit do të pësojnë ndryshime gjatë shtatzënisë. E gjithë kjo për shkak të ndryshimeve hormonale.

Ekspertët supozojnë se këto ndryshime mund të kenë një efekt mbrojtës, duke ju mbrojtur nga viruset – ju dhe foshnjen tuaj në zhvillim.

-Ndryshim në peshë

Padyshim se ju do të prisni të fitoni peshë diku nga 25-35 kilogramë. Zakonisht, shtimi në peshë ndodh në tremujorin e dytë apo të tretë të shtatzënisë.

Edhe pse ekspertët nuk rekomandojnë mbajtjen e një diete, ata sugjerojnë të përzgjedhni ushqime me vlera ushqyese.

Në tremujorin e tretë, shtimi në peshë vjen si rezultat i mbajtjes së ujrave. Në këtë fazë, është e zakonshme që të keni ënjtje në duar, këmbë dhe kyçe të këmbëve, veçanërisht nëse jeni shtatzënë gjatë verës.

-Sistemi tretës

Ndryshimet hormonale që përjetoni mund të shkaktojnë nauze dhe nepse ndaj ushqimeve. Por, hormonet nuk janë të vetmet gjëra që ndryshojnë mënyrën sesi trupi juaj trajton apo përpunon ushqimin gjatë shtatzënisë. Edhe ky sistem, përson ndryshime.

Përgjatë shtatzënisë ju mund të vëreni se keni kapsllëk, dispepsi dhe urth, e veçanërisht në tremujorin e tretë. Në këtë rast, konsultohuni me mjekun tuaj për t’i trajtuar.

-Flokët dhe thonjët

Nëna të dashura, bëhuni gati edhe për ndryshime në flokë dhe thonjë. Për shkak të hormoneve të shtatzënisë, gjasat janë që ju të keni qime më shumë se zakonisht.

E njejta që, do të ndodh edhe me thonjët. Gjatë kësaj periudhe do të vëreni një rritje më të shpejtë se zakonisht.

Share With:
Translate »
200 Views