Studim: Antitrupat në qumështin e gjirit qendrojnë deri në 10 muaj pas infeksionit Covid

Sipas studimeve, gratë që ushqejnë me gji fëmijët, ndërkohë janë të infektuara me Covid-19 vazhdojnë të sekretojnë antitrupa neutralizues kunër Covid-19 në qumështin e tyre deri në 10 muaj.

Përveç rolit të rëndësishëm të ushqyerjes me gji për mbrojtjen e foshnjave nga sëmundja, studiuesit besojnë se antitrupa të tillë mund të përdoren për të trajtuar personat e infektuar me Covid-19 që e kalojnë rëndë sëmundjen, duke parandaluar që gjendja e tyre të përkeqësohet.

Megjithëse fëmijët e vegjël janë më pak të rrezikuar për të zhvilluar infeksion të rënduar nga Covid-19 sesa të moshuarit ose personat me sëmundje bashkëshoqëruese, afërsisht një në 10 foshnje nën moshën një vjeç do të kenë nevojë për kujdes të konsiderueshëm spitalor nëse infektohen.

Antitrupat në qumështin e gjirit janë të ndryshëm nga antitrupat ‘Immunoglobulin G (IgG)’ që shkaktohen nga vaksinimi, edhe pse disa prej tyre sekretohen edhe në qumështin e gjirit.

Antitrupi kryesor është Imunoglobulina Sekretare (IgA), i cili ngjitet në rrugët e traktit të frymëmarrjes dhe zorrëve të foshnjave, duke ndihmuar në bllokimin e viruseve dhe baktereve  të hyjnë në trupin e tyre.

Për të kryer studimin, Powell (mjekja që drejtoi hulumtimin shkencor)  dhe kolegët e saj morën mostra të qumështit të gjirit nga 75 gra që ishin shëruar nga Covid-19, dhe zbuluan se 88% përmbanin antitrupa IgA.

Në shumicën e rasteve ato ishin të afta të neutralizonin Sars-CoV-2, që do të thotë se mund të bllokonin infeksionin.

Share With:
Translate »
180 Views