“Gëzimi i parë i nanës…”/ Vdes nga covid fotografi i njohur shqiptar, rrëqeth e ëma (FOTO)

Është ndarë nga jeta në moshë të re fotografi i njohur nga Kosova, Meddy Huduti. Në një postim prekës në rrjetet sociale, nëna e tij, Ikballe Huduti nga Instituti Kërkimor “Naim Frashëri” bën me dije se i biri humbi jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.

“Gëzimi i parë i nanës biri im Ahmedi  sonte na la përgjithmonë. Ne te Zotit jemi dhe Atij do ti kthehemi, po sot babai i Noah Husejnit na la pa prit pas infektimit me Covid dhe me shtrëngim gjoksi. Shkove bir Ahmed,  ma la me plagë zemrën time edhe për sa kam jetë. Por do të duroj se Zoti kështu paska desht.  Zoti vendosi te më sprovojë edhe me këtë dhimbje qe qenka kapak i te gjitha dhimbjeve që mund të ekzistojnë në botë”, ka shkruar Huduti.

“Gëzimi i parë i nanës..."/ Vdes nga covid fotografi i“Gëzimi i parë i nanës..."/ Vdes nga covid fotografi i

Share With:
Translate »
214 Views