“E fala 6 vite”, Arjola Demiri flet për tradhëtinë e ish-bashkëshortit

Sot brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP, Arjolës për provën javore, iu desh të ndantë për Ilirin dhe publikun tradhtinë nga ish-partneri i saj. Ajo tha se e kishte mësuar këtë gjë nga një mikesha e saj por vetëm pas disa kohësh mundi ta besonte vërtet.

“Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhtoja, më tradhton vetë”, tha aktorja dhe më tej tregoi se e kishte falur këtë veprim për 6 vite por gjërat sa vinin dhe përkeqësoheshin.

“Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë”, tregoi Arjola.

Share With:
Translate »
233 Views