Justin dhe Hailey duan të bëhen prindër më shpejt nga ç’mendoni
Justin Bieber është gati të bëhet baba. Në dokumentarin e tij të ri në Amazon Prime, “Justin Bieber: Our World”, që debutoi të premten, ylli 27-vjeçar i popit tha se dëshiron një fëmijë me gruan e tij, Hailey, shumë më shpejt nga ç’mund ta kishit menduar. Këngëtari dëshiron që deri në fund të vitit 2021 të fillojë përpjekjet për t’u bërë baba.
Gjatë dokumentarit të xhiruar në fund të vitit të kaluar, Hailey e pyet nëse ka ndonjë qëllim për vitin 2021.
“Synimi im për vitin 2021 është të vazhdoj të realizoj objektivat dhe të argëtohem ndërsa i bëj këto gjëra,” thotë Justin. “Të sgurohem që unë të kem familjen time në radhë të parë. Dhe, me shpresë, të kemi një bebush të vogël.”
Hailey shfaqet e çuditur dhe përgjigjet:
“Në 2021?!”
“Fundi i vitit 2021? Të fillojmë të përpiqemi?” –ia kthen Justin.
Hailey nuk e kundërshton idenë, duke u shprehur se “do të shohin”. Ndërsa Justin ia la në dorë asaj.
Gjatë dokumentarit, Justin tregon gjithashtu se çfarë do të thotë të kesh gjithmonë mbështetjen e bashkëshortes.
“Tani që kam një partnere me të cilën do të kaloj jetën, ka ndikuar vërtet mirë për shëndetin tim mendor. Ka qenë vërtet mirë për zemrën time, shpirtin tim. Pra, mund të udhëtoj në të gjithë botën dhe nëse jam me të, atëherë ndihem sikur jam në shtëpi “.
Çifti u martua në vitin 2018, ndërsa e kanë shprehur edhe më parë se duan të bëhen prindër. Në një intervistë në prill me GQ, Justin tha se ai donte patjetër të kishte fëmijë. Kështu që mos u çudisni kur së shpejti të dëgjoni lajme të mëdha nga ai dhe Hailey.