”E tradhëtova gruan dhe i thashë do iki nga shtëpia”; Ilir Shaqiri tregon si e fali ajo: E dua se nuk i tregoi gjë vajzës sime

Balerini Ilir Shaqiri ka rrëfyer aspekte të jetës së tij private gjatë provës javore në “Big Brother VIP”.

Pasi konkurrentja tjetër Arjola Demiri zbuloi detaje nga divorci me babain e tre fëmijëve të saj, Ilir Shaqiri tregoi “çmendurinë e tij më të madhe. Shaqiri tha se e kishte tradhtuar gruan, madje në një moment i kishte thënë se do të largohej nga shtëpia.

“Ishte një histori që nisi si një lojë. Lozëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thashë se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë’, tha ai.

Balerini shprehu mirënjohjen për bashkëshorten e tij e cila pati ‘’inteligjencën dhe besimin’’ për t’ja falur këtë veprim. Po ashtu Ilir Shaqiri tha se bashkëshortja e tij u kujdes që vajza e tyre të mos informohej për gjithçka ndodhte në raportin e tyre në çift.

“Kam një grua të mrekullueshme… u tregua shumë inteligjente dhe më fali. Edhe vajza ime nuk kuptoi asgjë’’, u shpreh ai.

Super romantik: Shihni ç'bën Ilir Shaqiri për ditëlindjen e partneres

Share With:
Translate »
282 Views