Reperi Tyga akuzohet për dhunë në familje

Reperi Tyga është akuzuar për dhunë në familje nga ish e dashura e tij, Camaryn Swanson.

Sipas TMZ, që raportoi për herë të parë lajmin, Swanson thuhet se u shfaq në shtëpinë e Tyga-s në orën 3 të mëngjesit të së hënës. Gazeta citon një burim pranë reperit i cili pretendoi se Swanson mbërriti kundër dëshirës së reperit, ishte në dukje e dehur dhe po bërtiste në pragun e tij. Në atë moment ai e la atë të hynte dhe të fliste brenda.

Swanson pretendoi në polici se Tyga u bë i dhunshëm me të në një moment dhe ajo u mor nga shtëpia e tij nga nëna e saj, duke raportuar incidentin në policinë e LA më vonë. Policia pa “shenja të dukshme” tek ajo dhe mori një raport për dhunë në familje.

Sipas TMZ, Tyga nuk është arrestuar, por do të paraqitet sot në rajonin e policisë për t’u pyetur për ngjarjen.

Ndërkohë, Swanson postoi fotografi të dëmtimeve të saj në mediat sociale, së bashku me mesazhet me tekst që pretendonin se Tyga, në fakt, dërgoi një makinë për ta marrë atë të hënën mbrëma, duke kundërshtuar versionin e ngjarjes të reperit.

“Unë jam aq e turpëruar dhe në siklet që duhej të arrija deri këtu, por unë duhet të flas për veten time,” shkroi 22-vjeçarja krahas imazheve.

Nuk dihet kur Tyga dhe Swanson u ndanë. Dyshja e bënë lidhjen zyrtare në Instagram në pranverë dhe Swanson është fotografuar dy herë me një unazë të madhe në dorën e majtë.

Share With:
Translate »
201 Views