“Ishte hera e parë që u konfrontoja me njerëzit e nënës”, Fifi rrëfen zënkën me të afërmin e saj
Fifi është një prej banoreve konkurrente të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, e cila herë pas here ndan me banorët historia nga jeta e saj.
Së fundmi ajo ka rrëfyer një moment konflikti me dajën e saj, ku ka treguar se kjo ka ndodhur pasi ai i ka thënë ‘sa qenke shëndoshur në çastin e parë që janë takuar’.
“Pata një konflikt me dajën, as nuk më pyeti si je, asgjë… kishte shumë kohë pa e parë. Fjalia e parë që më tha ishte: daj sa qenke shëndoshur. I thashë qysh edhe njëherë?! As s’më tha si je dhe as urime për këtë e për atë…. Ishte hera e parë që u konfrontoja me njerëzit e nanës”, ka treguar artistja në një bisedë me Arjolën, Monikën dhe Beniadën.
Kujtojmë se Fifi gjatë një bisede me Granitin në kaudër të provës javore, ka treguar se ish-i dashuri i saj është ndarë me këngëtares pasi nuk i pëlqente që ajo qante.
“U nda me mu se nuk i pëlqente që unë qaja, se kur u njoftua me mu më pa në televizion veç tu qesh dhe pas një viti e gjysmë ju ka kujtua që unë edhe qaj, dhe më thoshte ti po qan shumë, ndërkohë ankohej për gjendjen ekonomike dhe ato para që unë i fitoja ia paguaja borxhet, në një rast ai shkoi dy javë Greqi, kur u kthye në të njëjtën kohë që u pajtua me mua e kish nis një lidhje tjetër dhe kthehej vetëm kur nuk ia hapte telefonin ajo tjetra”, ka treguar artistja.