Njerëzit janë më shumë se të inatosur me çfarë ndodhi në ‘T’ka mami yll’!
Nëse sot keni kaluar sado pak kohë në Instagram, me siguri ju ka rënë në sy një video e shkëputur nga “T’ka mami yll”- një dance reality show nën drejtimin e Ilda Bejlerit, ideator dhe producent i të cilës është Albi Nako.
Për ju që s’e keni parë: protagonistë në show do të jenë fëmijët të cilët do të shpalosin talentin e tyre në kërcim, por ndryshe nga herët e tjera pjesë e “garës” janë dhe mamatë e tyre.
Për t’u kthyer tek zemërata e internetit. Në videon e shkëputur nga episodi i fundit, shfaqet një vajzë përballë jurisë që përbëhet nga: Erjona Rusi, Albi Nako dhe Riselda Sejdija.
Gjatë bisedës së shkurtër, vogëlushja filloi të pyetej në lidhje me peshën dhe marrëdhënien me ushqimin. Që prej fillimit, Albi Nako e pyet: “Pse erdhe këtu zemër?”
Pyetjes që s’kishte nevojë për përgjigje, vajza iu përgjigj me naivitet: “Për të kërcyer!”
Më tej, vijojnë pyetje të tipit: “Je e sigurt që di të kërcesh?! Çfarë të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?” Në fund, është gazetarja Erjona Rusi e cila e vë përballë një zgjedhjeje të panevojshme duke e pyetur: “Pra, do të rrije pa ngrënë për të kërcyer?”
Aktualisht, videoja që shkaktoi lum komentesh negative, është fshirë nga faqja e Abc News, e ndërsa kritika pa fund ka drejtuar anëtarëve të jurisë, duke e akuzuar bisedën dhe pyetjet kundrejt vogëlushes si bullizuese dhe të patolerueshme.
Komentet: