Genta organizon festë për foshnjën e saj në pritje të ëmbël
Genta Ismajli ka javë që është në vemendje për pritjen e saj të ëmbël, kjo pasi nuk konfirmonte asgjë.
Pas shumë aludimeve Genta më në fund e konfirmoi shtatzënin e saj përmes një video në Instagram ku ishte me Ustan, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi, ajo është duke i organizuar festë foshnjës së saj në pritjen e ëmbël të tij.
Ajo ka postuar një InstaStory të një tavoline të dekoruar me qirinjë e trëndafile dhe në pjatën e ushqimit ishte e vënë kartolina ku e zbulonte organizimin.
“Festa e fëmijës së Gentës”, thuhej në kartolinën me fjongo kurdeli.
Si duket kësaj pritje këngëtarja i është gëzuar jashtë mase ku në këto imazhe e ka bashakangjitur edhe duar e bashkuara si shenjë falënderimi për këtë bekim.