Silva Bino: Gripi sivjet do të vështirësojë situatën e pandemisë

Këtë vit, përveç Covidit, mund të kemi edhe një qarkullim të gripit të zakonshëm. Ekpertja e vaksinave në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino në një deklaratë për mediat thotë se vjet nuk kemi patur grip pasi mbyllja ishte më të madhe, duke shtuar: “Eksperienca që na vjen nga hemisfera jugore pavarësisht mbylljes që ata kanë patur apo të dhënat vendet e tjera europiane, flasin për qarkullim të gripit. Aktualisht nuk kemi izolim të rasteve me grip, por kjo nuk do të thotë që nuk qarkullon, këtë vit mendohet që mund të kemi bashkëqarkullim të Covid dhe grip…”

Sipas ekspertes qarkullimi i gripit e vështirëson pandeminë, pasi me dy sëmundje respiratore pesha mbi spitalet, sistemin dhe familjet rritet.

Silva Bino rekomandon bërjen e dy vaksinave për të përballuar të dyja sëmundjet respiratore.

“Për këtë arsye kërkohet vaksinim dhe ndaj gripit dhe ndaj Covid dhe të dyja vaksinat mund të kryen paralele”, thotë ajo.

Share With:
Translate »
174 Views