Julka Gramo rrëfen vështirësitë e karrierës: Im atë nuk donte që unë të ndiqja muzikën, por ia dola
Julka Gramo e ftuar në emisionin “Jeto me Orën “ , përballë moderatores Ana Kallaku , rrëfeu rrugëtimin e saj nga muzika në radio dhe televizion.
Gramo tregoi historinë se si ka nisur të këndojë.
“Televizionin e kam dashur që e vogël, organizoja spektakle. Jam spikatur si fëmijë në të kënduar tek Top Albania Radio, kam kënduar në studion e regjistrimit tek Ardit Gjebrea dhe aty më ka spikatur, kam kënduar në kore me vajza në qytete të ndryshme të Shqipërisë” u shpreh ajo.
Gjithashtu ajo kujtoi babanë e saj të ndjerë në fillimet e veta.
“Babai nuk ka qenë dakord të këndoja, por kam pasur shumë mbështetje nga familja . Mami dhe shoqet e ngushta më kanë përkrahur gjithmonë në të kënduar kudo që të shkoja, pra unë ja dola ” tha ajo.
Për sa i përket projekteve në muzikë ajo u shpreh se nuk ka ende akoma diçka konkrete për të sjellë publikun, por ajo u shpreh se nuk i dihet asnjëherë pasi mund të bëjë një këngë për dashamirësit e saj. Julka prej 17 vitesh i është përkushtuar radios të cilën e do kaq shumë.
“Radio është një dashuri që nuk besojë , të heq dorë ndonjëherë” u shpreh Gramo. Julka u rikthye në ekran në vitin 2017 si një ndër moderatoret e pasdites në televizionin publik duke përçuar thjeshtësi dhe ngrohtësi ashtu siç vetëm ajo di të moderojë.
Për emisionin “Jeto me Orën” ajo u shpreh se në filllim ka refuzuar të bëja moderatorene emisionit “Pasditja ime “ , por pasi kuptoi si si funksiononte pranoi të ishte pjesë e atij formati televiziv.
Përsa përket familjes ajo është një nënë e përkushtuar. Gramo tregoi raportin me fëmijët të cilët janë më një diferencë prej 4 vitesh.
“Në fillim mendoja që mund të kishte xhelozi , por ndodhi e kundërta ai tha mami faleminderit për këtë mrekulli. Përpiqem të jem një shoqe më fëmijët , por duhet ta bëjë dhe mamin autoritare” përfundoi ajo.