Britney Spears: Zot, ki mëshirë për shpirtrat e familjes time nëse unë bëjë ndonjë intervistë

Ylli i Popit, Britney Spears, pas marrjes së lirisë nga kujdestaria e të atit ka hedhur sërish dyshime në lidhje me familjen e saj.

Me anë të një postimi në Instagram ajo ka shkruar:

“Zot ki mëshirë për shpirtrat e familjes sime nëse bëj ndonjëherë një intervistë !!!” ajo shkroi, duke shtuar se ky hap nuk ndodhet në listën e gjërave që ajo do të bëjë pasi fitoi gjyqin kundër të atit.

Më tej ajo shkruajti: “Ndërkohë … Unë jam duke qëndruar larg nga biznesi – kjo është gjithçka që kam njohur ndonjëherë gjithë jetën time … kjo është arsyeja pse kjo është kaq shumë konfuze për mua !!!” ajo shkruajti.

Këngëtarja, karriera e së cilës filloi në 1993 në moshën 11 vjeçare si Disney Mouseketeer, më parë ka akuzuar familjen e saj, sidomos të atin, për abuzim me kujdestarinë që i kishte përcaktuar gjykata.

Pas një beteje të ashpër nga Britney dhe avokati i saj, Mathew Rosengart, Jamie, 69 vjeç, u pezullua përfundimisht nga kujdestaria më 29 shtator.

Share With:
Translate »
224 Views