Anglishtja në klasë të parë, Çejku: Në Shqipëri mungon infrastruktura dhe stafi pedagogjik
Lënda e anglishtes është shtuar në programin mësimor të klasave të para në këtë vit arsimor por kjo nismë rrezikon dështimin pasi Shqipëria ka mungesë të mësuesve të këtij profile. Eksperti I arsimit Qemal Çejku thotë se në portalin “Mësues për Shqipërinë” janë 260 vende vakante për lëndën e anglishtes duke hedhur dyshime për funksionimin e lëndës së anglishtes në klasë të parë, kryesisht në zonat Periferike.
“Çdo gjë tjetër dhe sot po vazhdon në mënyrë intensive trajnimi i mësueve që po japin mësim në klasën e parë”– shprehet Kushi.
Lënda e gjuhës angleze është shtuar në programin mësimor të klasave të para si një risi e këtij viti arsimor, por specialistët thonë se kjo nismë mund të dështojë për shkak të mungesës së mësuesve dhe të kushteve të tjera të mësimdhënies.
Një studim i bërë nga eksperti Qemal Çejku në portalin “Mësues për Shqipërinë” tregon se janë 260 vende vakante për arsimtarë lëndën e anglishtes duke hedhur dyshime për funksionimin e kësaj lënde që po aplikohet që në klasë të parë, kryesisht në zonat Periferike.
“Por në Shqipëri kjo është e pamundur sepse nuk ka libra e jo më të kenë aksesorë të ndryshëm. Kjo anglishte në klasën e parë në dijeninë time, gjysma e shkollave nuk e ka filluar ende. E para për efekt të mësuesve sepse ne kemi 260 mësues mangut sot në sistem.”
Sipas specialistit të arsimit realiteti në Shqipëri si nga infrastruktura e munguar dhe ana pedagogjike rrezikon dështimin e këtij projekti.
Një faktor tjetër shqetësues është rreziku i përzierjes së gjuhës amtare me atë të huaj për shkak të moshës.
“Ti i mëson nxënësit A në abetare dhe përfshirë ka arrën, dhe në orën e dytë duke bërë shkronjën a nuk është më ajo është një tjetër. Pra ngatërron shkronjën me figurën.”- tha ai.
Sipas një studimi të bërë nga mësuesit deri në klasën e tretë, lënda mësimore kuptohet dhe asimilohet nga jo më shumë se 20% e nxënësve.