E tregoi para të gjithëve se ka tradhëtuar të shoqen/ Reagon vajza dhe gruaja e Ilir Shaqirit: Ne të…
Ilir Shaqiri në njërën nga provat e javës së kaluar rrëfeu ‘çmendurinë’ më të madhe të jetës që ishte tradhëtia ndaj bashkëshortes.
“Çmenduri do quaja eksperiencën e fundit, që qe dhe shumë traumatike. Pati shumë sfumatura, nga e bukura te tragjikja, nga vuajtja te gëzimi. Qe pikërisht ajo që thashë më parë për punën e tradhtisë. Njoha një balerinë që ma hoqi petllën [siç] e thënë kështu… Filloi si lojë dhe luaj e luaj e luaj, u trash loja aq shumë saqë çmenduria vazhdoi për tre vjet. Flasim për një periudhë jo shumë të largët”.
“Gjeta shumë gjëra që ndoshta kishin vite që më mungonin. Një mënyrë ndryshe. Një dinamikë ndryshe. Që nga e folura në kohë të ndryshme. Nëse ka pasur një çmenduri në jetën time mund të ketë qenë kjo, që vura në rrezik gjënë më të bukur që kam, familjen. E vura jashtëzakonisht në rrezik”, tregoi ai.
Ai e konsideroi këtë moment si një “goditje shumë të fortë” për martesën e tyre dhe familjen që kanë krijuar: “Falë Zotit dhe falë gruas që kam, vajza nuk kuptoi asgjë nga kjo. Imagjino çfarë grua të zgjuar kam. Falë zgjuarsisë së kësaj femre që ka emrin Emmanuela, Emily nuk kuptoi asgjë.”
Por si reagoi familja pas rrëfimit të kësaj tradhtie? Vajza, Emily, e cila merret me balet dhe aktrim, postoi një foto me të atin, ku shkruante: “Përqafimet më të mira në botë. Më mungon pa masë babi, por jam krenare për ty. Krenare për rrugën tënde në ‘Big Brother VIP’. Mami dhe unë të ndjekim dhe të kuptojmë. Rri i qetë. Të dua shumë shpirti!”.
Ndërsa Emanuela hoqi dorë direkt nga mbështetja që mund t’i bëntë si lojtar për të fituar 100 mijë eurot. Në rrjetet sociale ajo nuk po bën asnjë postim ku të shprehë mbështetjen e saj. Duket se asaj nuk i ka ardhur aspak mirë nga deklarata e balerinit shqiptar.