Pyetjet më interesante që fëmijët sotëm ua bëjnë prindërve të tyre

A do të guxonit t’u përgjigjeshit këtyre pyetjeve të bëra nga fëmijët e moshave 4-6 vjeç dhe nëse po, si do i përgjigjeshit? Pyetjet janë grumbulluar nga prindër të ndryshëm dhe ato janë vërtetë interesante.

Pyetje vërtetë të veçanta dhe të sikletshme këto të mëposhtmet, që disa fëmijë të moshave nga katër në gjashtë vjeç ua kanë drejtuar prindërve të tyre. Imagjinata dhe fantazia që ata tregojnë përmes pyetjeve na bën të kuptojmë se fëmijët e të sotmes nuk janë vetëm kuriozë por më shumë se kaq…logjika e tyre është e adhurueshme. Ju do t’i përgjigjeshit dot këtyre pyetjeve që ne i kemi shkëputur nga rrjetet sociale?

Mami dje me tha që gjëja më e rëndësishme në botë është dashuria.

Po pse është dashuria gjëja më rëndësishme në botë?

Sa vite duhen për të lindur një fëmijë? 

Pse disa xhaxhi godasin vajzat?

Përse zëri i djemve ndryshon kur rriten?

Pse bebet zgjedhin barkun e mamit dhe jo barkun e babit?

Pse babi ka qime në krahë? Mami nuk ka.

Po si ia thotë një grua burrit të vet që e ka xhan?

Po dashuria, është fjalë turpi?

Pse bilbilushi ka shumë emra?

Mirë, e mora vesh se çahet barku dhe del bebi, po si hyri bebi te barku mamit?

Ti thua që jemi  fëmijët e Zotit, pra ti nuk je mami im? (Të qara) 

Nga vijnë mendimet?

Pse të mos martohem edhe unë me Ajlën siç është martuar babi me mamin?

Mësuesja kur bej gabime më sheh, ndërsa kur rri urtë nuk më sheh fare, fare.

Pse kur bëj gabime numëron deri më tre dhe jo katër?

Ky qielli që rri sipër kokës tonë, pse nuk na vret?

Çfarë do me thënë “virgjër”?

Babi më tha që gjyshi ka shkuar në qiell. Po unë e shoh qiellin, pse gjyshin nuk e shoh?

Pse e kam unë fajin sa herë vritet vëllai?

Pse mami nuk më beson që poshtë krevatit tim ka dy alienë?

/portalishkollor/

Share With:
Translate »
193 Views