Pasi vura djalin tim në shtrat, hoqa fytyrën time të guximshme. Adele tregon betejën me ankthin gjatë divorcit

Adele ka rrëfyer se ajo ka vuajtur nga sulmet e ankthit gjatë divorcit të saj.

Këngëtarja, 33 vjeçare, e  cila ka një djalë, Angelo, nëntë vjeç me ish-bashkëshortin e saj Simon Konecki, tha se përpiqej të mbante një portret të guximshëm derisa djalin e tyre të vogël ta zinte gjumi.

Këtë rrëfim, këngëtarja e famshme britanike e ka bërë në stacionin australian Carrie & Tommy. Adele zbuloi se një nga këngët në albumin e saj të “30”, përmban edhe një mesazh zanor që ajo i dërgoi  shoqes së saj ndërsa pësoi një sulm paniku.

Këngëtarja e “Easy On Me” tha se: “kjo është një këngë për djalin tim. Është në fund, në dalje. Isha vërtet e frikësuar”. Pata një sulm ankthi dhe i telefonova shoqes time më të mirë që të përpiqej të fliste me mua për të më qetësuar, por dreq, ajo nuk u përgjigj”.

“Ka pak dritë në të. Flas për djalin tim në pjesën tjetër të këngës ku sapo e vendos në shtrat, mund të ndaloj së veshuri atë fytyrë të guximshme”.

Adele dhe CEO i bamirësisë Simon Koneci, 47 vjeç, njoftuan se do të ndaheshin në prill 2019 pas nëntë vitesh së bashku, ndërsa divorci i tyre u finalizua në mars të këtij viti.

Dyshja kanë mbetur miq dhe ndajnë së bashku rritjen e djalit të tyre. Dhimbja që ndjeu Adele gjatë ndarjes së tyre ishte frymëzimi që qëndron pas albumit të saj.

Share With:
Translate »
195 Views