Motra i feston ditëlindje, Rita Ora bën urimin emocionues me foto nga fëmijëria
Motra e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora ka festuar ditën e sotme ditëlindjen.
“Ylli” i muzikës, e cila ka një lidhje të ngushtë me motrën e saj Elena, ka zgjedhur të ia uroj ditën e saj të lindjes përmes një mesazhi të veçantë.
Rita ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet bashkë me motrën. Këngëtarja ka zgjedhur që të postoj dhe foto nga fëmijëria.
“Shumë shumë shumë urime ditëlindjen për motrën time, menaxheren dhe partneren time në krim, Elena Ora. Nuk mund të jetoj pa ty, këtu për një kapitull tjetër”, ka shkruar Rita në Instagram.