Hailey Bieber reagon pasi xhaxhai i saj vrau kineasten në sheshxhirim

Një ditë pasi xhaxhai i saj, Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht dhe vrau kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e filmit të tij “Rust”, Hailey Bieber komentoi ngjarjen e rëndë. Në një postim në mediat sociale, modelja 24-vjeçare tha se ndihej zemërthyer për vdekjen e parakohshme të Hutchins.

“I shpreh ngushëllimet e mia familjes së Halyna Hutchins. Kjo është një tragjedi vërtet e paimagjinueshme dhe shkatërruese. Mendimet e mia shkojnë gjithashtu për Joel Souza teksa ai rikuperohet. Unë jam absolutisht zemërthyer për të gjithë që janë përfshirë.”, shkroi modelja.

Duke folur: Kushërira e Hailey, Ireland Baldwin, 25 vjeç, postoi një mesazh në Insta Stories këtë të premte

Hutchins vdiq menjëherë pasi u qëllua nga Baldwin në Bonanza Creek Ranch, pranë qytetit të Santa Fe në New Mexico. Regjisori i filmit, gjithashtu u lëndua dhe kaloi disa orë në spital. Vetë aktori reagoi duke thënë se nuk kishte fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin për tragjedinë.

Pasojat: Alec dyshohet se pyeti vazhdimisht 'pse më dhanë një armë të nxehtë?'  pas incidentit të tmerrshëm të së enjtes

Shqetësuese: Hutchins vdiq pak pasi u qëllua nga Baldwin rreth orës 13:50 në Bonanza Creek Ranch, pranë qytetit të Santa Fe në New Mexico

Share With:
Translate »
192 Views