Humbi nënën nga Covid, rrëfehet Jonida Shehu: Shtyrja e kohës së vaksinës besoj ishte një gabim

Moderatorja dhe gazetarja Jonida Shehu humbi pak kohë më parë nënën nga Covidi. Për herë të parë, rrëfehet sot në një video sensibilizuese të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë. Jonida tregon se pas gjithë analizave që ka bërë me veten, beson se shtyrja e kohës së vaksinës, jo sot, po nesër, ishte me shumë mundësi gabimi që i mori të shtrenjtën e saj.

“Nuk besoj që ka ngelur njeri pa një përjetim personal për Covid-in sot. Edhe është shumë e freskët koha e këtij Covid-it fatal në familjen tonë. Në të gjitha analizat edhe mendimet që më vijnë gjatë këtyre ditëve mbas ikjes së mamit është vetëm një konstante, që asnjëherë unë nuk mendova që ajo do ikte nga Covid-i.

Mbas nënës time, unë kam pasur edhe njerëz të tjerë të familjes që janë infektuar nga Covid, që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan thjesht Covid-in, por sot janë. Edhe kjo më mjafton për të menduar që shtyrja e kohës së vaksinës ishte besoj një gabim. Mundësia që vaksina të të shtojë qoftë edhe një përqindje të armëve të tua në luftë me virusin, nuk e marrë parasysh se sa i tmerrshëm dhe i paparashikueshëm është ai, ia vlen.

Nuk është nesër koha e duhur. është sot, ose dje nëse mundesh. Mbase, mbase gjërat do të kishin shkuar ndryshe nëse do ta kisha menduar kështu para pak muajsh”, rrëfehet Jonida Shehu.

Share With:
Translate »
238 Views