4 muaj s’e vizitova familjen sepse s’kisha para – ka pasur ditë që s’kam pasur bukë për të ngrënë

Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi është pa dyshim një prej banoreve më dinamike të shtëpisë së Big Brother VIP

Të martën, asaj i shkoi në shtëpi babai i saj, i cili përveç fjalëve të mira, pati edhe kritika ndaj të bijës për sjelljet e saj ndonjëherë agresive karshi banorëve të tjerë.

Në klipin që iu transmetua gjatë spektaklit me fotografi nga fëmijëria e rrëfime nga vet këngëtarja, Fifi tregoi vështirësitë me të cilat është përballur gjatë karrierës.

Ndër të tjerash, ajo tregoi se një nga periudhat më të vështira ishte zhvendosja në Tiranë, ku për muaj të tërë nuk e kishte vizituar familjen shkaku i problemeve financiare.

“Në fillim kur kam ardhur në Shqipëri, babai ka qenë shumë kundër, se isha 20 vjeç edhe e ka pasur shumë të rëndë si situatë edhe më tregonte mami që qante shumë, sidomos në periudhën që nuk pata shkuar katër muaj në Kosovë, sepse nuk kisha me çfarë të shkoja, s’kisha lek për të shkuar në shtëpi, ata s’kishin lekë për të ardhur këndej, edhe kam pas mbetur katër muaj pa shkuar në shtëpi – s’i kam pasur 10 mijë lek për të shkuar në shtëpi”, ka thënë këngëtarja e hitit “Marova”.

Tutje, Fifi ka treguar se qëndronte edhe pa ngrënë në ditët ku nuk kishte, në mënyrë që të bënte të pamundur për t’iu dërguar para familjes.

“Ka pasur ditë kur s’kam pasur bukë për të ngrënë edhe kur më thërrisnin se ka ndodhur diçka në shtëpi edhe duhen lekë, i kam nxjerr prej varrit ato lekë, e kam gjetur një mënyrë, kam bërë diçka për t’iu dërguar, vetëm që mos t’i mungojë mamasë dhe babai asgjë”, tha tutje këngëtarja Raçi.

Fifi përndryshe ka kërkuar falje publikisht disa herë në rastet kur ka ndjerë se ka gabuar në relacion me sjelljet e saj kundrejt të tjerëve brenda shtëpisë së Big Brother VIP. /Telegrafi/

(Video, minuta 8:17)

Share With:
Translate »
193 Views