Habit këngëtari i njohur: Mendoja se isha homoseksual në fëmijëri

Ed Sheeran ka zbuluar se dikur mendonte se ishte homoseksual. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, këngëtari britanik shpjegoi se kurrë nuk ishte ndjerë “shumë mashkullor” pasi nuk ishte i dhënë pas gjërave tipike që lidhen me burrat, si makinat.

“Unë kam një anë të caktuar femërore, deri në atë pikë sa kur isha fëmijë mendova se isha homoseksual. Patjetër që kam një anë të madhe femërore. Unë e dua teatrin muzikor, e dua muzikën pop, e dua Britney Spears.”, u shpreh ai.

Duke folur hapur: Ed Sheeran, 30 vjeç, ka zbuluar se dikur mendonte se ishte homoseksual sepse ishte shumë në kontakt me anën e tij femërore dhe i pëlqente Britney Spears dhe muzikalët

“Ana ime mashkullore ndoshta ndalet në pirjen e birrës dhe shikimin e futbollit,” vazhdoi ai. Kujtojmë që këngëtari zbuloi pak ditë më parë se ishte infektuar me Covid-19 bashkë me të bijën një vjeçare, të cilën e ndan me gruan Cherry Seaborn.

Familja në rritje: Ed tani është baba i vajzës njëvjeçare Lyra me gruan Cherry Seaborn, 29 vjeç, dhe ai thotë se marrëdhënia e tij ndryshoi perceptimin e tij për jetën

 

Share With:
Translate »
200 Views