Nuk kam dashur kurrë të martohem! Do bëja një fëmijë vetëm me partner, kurrë nënë e vetme
Aktorja shumë e dashur shqiptare Olta Daku tragon se asnjëherë nuk da dashur të martohej.
Në një intervistë me gazetaren Mira Kazhani, artistja është shprehur se gjëja e fundit që do të dëshironte të ndodhte është të martohej.
“Me thënë të drejtën nuk kam dashur asnjëherë të martohem. As edhe një herë! Domethënë s`e di, është gjëja e fundit që mund të dëshiroj. Mund të ndodhë, por në këtë moment jo. Prej shumë kohësh nuk dua, tha aktorja.
Gjatë intervistës ajo nuk e ka mohuar dëshirën për të qënë nënë, në qoftëse do të kishte një partner që do ta donte.
“Nëqoftëse do e doja dikë, patjetër. Mendoj që të rritësh një fëmijë vetëm është shumë e vështirë dhe më tremb kjo gjë”, shtoi Olta Daku.