TRAGJIKE NË VLORË/ Humb jetën në spital fëmija 1 vjeç, me gotën e thyer preu venën në qafë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një fëmijë vetëm 1 vjeç ka prerë venën jugulare në qafë me një gotë të thyer dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Newsbomb mëson se vogëlushi Dorart Kaca ishte me nënën në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja tragjike, por pavarësisht se është nisur menjëherë drejt spitalit të Vlorës, nuk ka arritur të shpëtojë për shkak të gjakderdhjes.
“Më datë 19.11.2021, rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjeksore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet aksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.