Vajzat e famshme ndajnë anën e vërtetë të mëmësisë – atë që nuk e shohim shpesh në Instagram
Të gjithë e dimë që perfeksioni që shfaqet në Instagram nuk është real, por të paktë janë ata që guxojnë të bëjnë publike copëza joperfekte nga realiteti. Ilana Glazer ka postuar një foto duke ushqyer fëmijën e saj të porsalindur me gji, ashtu siç është vërtetë, pa filtra, fotoshop apo zbukurime të tjera. Dhe ajo është vetëm një nga të famshmet që ndajnë lirshëm udhëtimin e tyre drejt amësisë me të gjitha ngritjet dhe uljet e tij, duke u munduar ta normalizojnë këtë gjë.
Disa, si Ashley Graham dhe America Ferrera, po shfaqin sfidat dhënies së gjirit në punë. Të tjerë, si Amy Schumer, po e kuptojnë përvojën e tyre pas lindjes, nga rikuperimi fizik deri te të brendshmet e disponueshme për nënat e reja.
Po Gabrielle Union? Ajo po përdor humorin si një mjet përballues kur bëhet fjalë për stresin dhe mungesën e gjumit që vijnë nga kujdesi për një fëmijë të vogël.
Duke normalizuar realitetet më pak të përfolura të amësisë, këto yje po luftojnë kundër tabuve, po nxisin dialog të rëndësishëm dhe, nga ana tjetër, po fuqizojnë nënat e tjera. Më poshtë një përmbledhje nga British Vogue e të gjithë yjeve që kanë përdorur Instagramin për të ofruar pamje të pafiltruar në përvojën e tyre.