Prej disa ditësh në spital, Aleksia Peleshi ndan foton me të atin
Aleksia Peleshi është tashmë një nga personazhet më të komentuar në mediat rozë. Ajo është bërë edhe më shumë e njohur për publikun, pasi konfirmoi lidhjen e dashurisë me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.
Mirëpo, së fundmi, duket se Aleksia ka pasur një problem shëndetësor. Ajo është operuar dy ditë më parë dhe lajmin e ka bërë të ditur përmes disa postimeve në Instagram.

Sot, bukuroshja ka postuar një foto me të atin, ministrin Niko Peleshi, i cili ka shkuar ta vizitojë.
Këtë imazh, Aleksia e ka shoqëruar me disa zemra të kuqe, duke theksuar edhe më shumë dashurinë babë e bijë.
