“Nuk preferon rrobat e shtrenjta”, Alma Çupi flet për të bijën 23-vjeçare

Autorja e emisionit “Histori shqiptare” në Tv Klan, Alma Çupi ka qenë ditën e sotme në “Shije shtëpie” ku ka treguar më shumë rreth eksperiencave të saj gjatë xhirimit të programit që ajo drejton.

Ndër të tjera, Çupi është ndalur në një moment kur i kanë dhënë një kokë gjarpri dhe madje i kanë thënë që të ia japë së bijës. Mes të qeshurave, ajo ka treguar se në kohën e Ilirëve, koka e gjarprit përdorej tek nuset e reja, ju vihej diku në trup që të mos merreshin mësysh dhe që të mos kishin probleme me bërjen e fëmijëve.

Në lidhje me të bijën, Çupi ka treguar se është shumë aventuriere dhe i pëlqen një jetë e thjeshtë mes udhëtimeve dhe natyrës.

Alma Çupi: Më ka dhënë një kokë gjarpri, më ka thënë këtë jepja vajzës, unë thashë me mendje ‘nuk bëhet fjalë që të ja jap vajzës do të thotë ti je çmendur mami’. E kam lënë aty tek shtëpia, ta shikojmë tani si do të ecin gjërat. Sidomos koka e gjarprit në kohën e Ilirëve përdorej tek nuset e reja, ju vihej diku në trup që të mos merreshin mësysh dhe që të mos kishin probleme me bërjen e fëmijëve.

Katerina Trungu: Përsa i përket vajzës, a jeni të dyja aventuriere?

Alma Çupi: Vajza është 23 vjeç dhe aventuriere u bë kur shkoi në Gjermani sepse gjermanët vdesin të udhëtojnë.  Është tip që udhëton me një çantë, nuk shkon pas rrobave të shtrenjta, sportive, fle nëpër çadra, e shijon ushqimin. Ka ardhur dhe me mua në bjeshkët e Tropojës dhe pasi erdhi me mua, solli dhe disa gjermanë./tvklan.al  

Share With:
Translate »
328 Views