“Merr pozicion viktimizues”/ Banorët i kundërvihen, Arjola nuk mban dot lotët

BB VIP – Aktorja e njohur, Arjola Demiri, është përlotur herë pas here në shtëpinë e “Big Brother VIP”, teksa ka rrëfyer për të kaluarën e saj të vështirë dhe sakrificat për të rritur fëmijët.

Por disa prej banorëve, si Einxhel apo Antonela, e kanë parë sjelljen e aktores si viktimizim.

Si pasojë gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshjme, Einxhel u shpreh se të gjithë kanë historitë e tyre të vështira dhe fakti se nuk i flasin, nuk do të thotë që nuk i mendojnë.

“Merr pozicion viktimizues”/ Banorët i kundërvihen, Arjola

Arjola u përlot dhe tha se për fëmijët e saj do bënte gjithçka. “Më ka marrë malli për ta. Nëse qaj dy herë, do të ngrihem shtatë herë”, shtoi ajo.

Pas fjalëve të vajzave ndërhyn opinionistja, Balina Bodinaku, e cila u shpreh se Arjola merr “një pozicion gati viktimizues”.

“Merr pozicion viktimizues”/ Banorët i kundërvihen, Arjola

“Arjola e vuajti shumë këtë. Pashë një sjellje të përsëritur të Arjolës sa herë është në presion apo në situata të vështira. Vë re se merr një pozicion gati viktimizues. Njerëz pa halle nuk ka. Nuk ka asnjë njeri imun ndaj vështirësive, problemeve, ndaj situatave më të vështira. Me respektin më të madh për jetën tënde dhe gjithë për të gjithë njerëzit që janë në vështirësi sot. Por të kalosh situata të tilla nuk bën asnjë nga ne as viktimë e as here. Na bëjnë njerëz që jetojnë jetën”, tha Balina.

“Merr pozicion viktimizues”/ Banorët i kundërvihen, Arjola

Share With:
Translate »
185 Views