Me lot në sy, Estela Ujka kujton humbjen e nënës dhe ditën kur u diagnostikua me kancer

Në emisionin “E ardhmja është vajzë” në Tv Klan Plus është e ftuar blogerja e njohur, Estela Ujka. Ajo ka ndarë me publikun momentet e saj më të lumtura, si dhe ato më të vështirat. Një ndër ato më të dhimbshmet për Estelën ka qenë pikërisht çasti kur ka humbur nënën e saj, moment të cilin blogerja e kujton mes dhimbjes së madhe.

Estela Ujka: Momenti më i vështirë dhe i trishtë që shenjon jetën time është humbja e mamasë. Humbje për të cilën nuk kam folur kurrë dhe nuk do të flas as sot sepse  nuk mendoj se nuk do të gjej ndonjëherë fjalët e duhura për të përshkrur mungesën që ka çdo vajzë, çdo grua, sidomos momentet më të lumtura që ka për të ndarë me personin më të shtrenjtë. Nuk është një temë që nuk e konsumojmë as në familje.

Po ashtu, blogerja rrëfeu një tjetër moment të vështirë, kur u diagonstikua me kancer, të cilin e kaloi me sukses.

Estela Ujka: Momente të tjera të vështira kam patur kur mora vesh për një sëmundje, që për fatin tonë të mirë kaloi. Por që ishte pak lajm i keq në familje. Unë u diagonsikova me tumor në gisht, të cilin e përballuam shumë mirë të gjithë familjarisht. Por na shkundi disi, na tha të mos e marrim njëri-tjetrin dhe pjesëtarët e familjes të mirëqenë se do të jenë gjithmonë aty.

Share With:
Translate »
227 Views