Pink ndan ‘foton e humbur prej kohësh’ me nënën e saj: Më bëri të mendoj për gjithë ditët që do doja t’i kujtoja
Të shtunën, Pink ndau një foto në Instagram së bashku me nënën e saj, Judith Moore.
Në foton e publikur, këngëtarja e “Just Give Me a Reason” dhe nëna e saj ishin të buzëqshura teksa ishin ulur në një parvaz druri në një park.

“Mamaja ime më dërgoi sonte këtë foto të humbur prej kohësh dhe më rri mendja vetëm te buzëqeshjet tona. Nuk e mbaj mend atë ditë, gjë që më bën të mendoj për të gjitha ditët që do të doja t’i kujtoja. Më pëlqen kjo fotografi. Shikoni sa e bukur është ajo. ” ka shkruar këngëtarja 42-vjeçare në mbishkrimin e fotos.
Fansat, të cilëve u pëlqeu shumë fotografia, nuk mund të mos vërenin ngjashmërinë mes Pink, mamasë së saj dhe trë fëmijëve të këngëtares.