Si do ndiheshit po të dashurohej vajza jote, Keisi, me Donaldin? Sabiani i befason të gjithë

Sabiani ka qenë pjesë e “Fun Club” mesditën e sotme dhe ka folur pas largimit nga Big Brother VIP. Këngëtari i njohur është ngacmuar në studio, teksa u pyet se si do reagonte nëse vajza e tij Keisi do ishte dashuruar me dike brenda, madje i është theksuar emri i Donaldit.

“Shumë pyetje e bukur. Të jeni të sigurt që Keisi është një nga personazhet e para që është kërkuar të futet në Big Brother.

Na është kërkuar të futemi të dy. Më thanë se ishte bërë gati të futej kur isha futur brenda, por kishte ndryshuar mendjen.

Ende nuk kam marrë informacion të sigurt. Nuk besoj se kishte persona që Keisi të dashurohej me ta. Jam i sigurt.

Po të kishte persona të tjerë… Asnjë pret tyre, të garantoj. Nuk mund të flas 100 për qind, por besoj se e njoh vajzën time, ia njoh gustot.

Me të flas si vëlla e motër. Nuk jam fanatik. Janë personazhe që nuk shkonin, ajo është vajzë e drejtë. Nuk përshtatet, janë personazhe që nuk përshtatet.

Donaldi është djalë i mirë, ndaj e kam mbajtur afër. Nga eksperienca ime i njoh njerëzit. Aty brenda ndahen vetëm respekt. Ai është artist, i talentuar.

Nuk e kontrollon pjesën e nervave, sikur unë ndonjëherë. Jam ndjerë afër tij. Iliri donte të dinte ccfarë më tërhiqte nga Donaldi”.

Share With:
Translate »
180 Views