U shtrua në spital, flet për herë të parë Bora Zemani

Mbrëmjen e së shtunës Bora Zemani iu nënshtrua një ndërhyrjeje, për të cilën ende nuk dihen shumë detaje. Moderatorja e ka marrë veten dhe së fundmi ka publikuar në rrjete sociale një video nga spitali pranë të birit, Arborit.

Arbori ka pasur ditën e djeshme ditëlindjen, por për shkak të gjendjes së Borës, dyshja nuk kanë festuar dot. Në videon në fjalë ajo i ka falenderuar të gjithë për urimet që i kanë dërguar të birit.

“Faleminderit shumë të gjithëve për urimet e Arborit edhe pse nuk festuam dot jashtë, bëmë festë këtu ku jemi! Party këtu! Me infermierë, me doktorë, party të gjithë”, shprehet moderatorja duke qeshur, teksa Arbori shton: “Edhe mami sëmurë, edhe mami që nuk ka hequr ende antibiotikët te krahu”.

Share With:
Translate »
325 Views