Nga Parisi, Anna Gjebrea na rrëfen emocionet përpara Eurovizionit për fëmijë

Siç e dimë, Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në “Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021”. Vajza e kantautorit të njohur Ardit Gjebrea u shpall fituese e “Festivalit të Fëmijëve”.

Ditën e nesërme do të mbahet ‘’Junior Eurovision Contest 2021’’ ku Anna do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Stand by you”.

Mëngjesin e sotëm, gjatë një interviste në emisionin “Aldo Morning Show” vogëlushja ka folur mbi emocionet përpara garës. Ajo është shprehur se e gjithë eksperienca për të është shumë pozitive dhe se nuk ndihet e stresuar por po e shijon si eksperiencë. Ajo thekson se të gjithë konkurentët janë bërë miq me njeri- tjetrin.

Po kjo është një ekspriencë ndryshe, nuk mund të them që është e njëjta gjë si më përpara, kjo është domethënë dhe garë, gara ime e parë por e kam marr me qejf dhe nuk kam stres.”

Kujtojmë se konkursi i “Eurovizionit” për fëmijë i këtij viti do të zhvillohet më 19 Dhjetor 2021 në Paris. Vota e publikut vlen 50% dhe të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë mund të votojnë vetëm online në faqen www.junioreurovision.tv.

Mund të votoni për Shqipërinë që nga ky moment e deri të dielën ora 16.00. I urojmë të gjithë shumë suksese Annës!

Share With:
Translate »
405 Views