Nënat që lindin në këtë moshë, kanë më shumë shanse të bëjnë fëmijë inteligjentë

Gjatë të 20-ve, ndjeni se po ju bombardojnë fejesat e miqve dhe njoftimet që dikush do bëhet me fëmijë. Në vitin 2013 mesatarja e femrave e kishin fëmijën e parë në moshën 26-vjeçare, por një studim i ri thotë se ato duhet të presin edhe pak për të pasur fëmijë më inteligjentë.

Një studim i kryer së fundmi kërkoi për një periudhë të gjatë kohe se si ndikonte mosha e nënës në zhvillimin dhe rritjen e fëmijës. Viti i artë për të lindur një fëmijë inteligjent? 30 vjeç.

ëmijët e lindur rreth të tridhjetave janë më të prirur të jenë inteligjentë, me më shumë pikë në testimin e njohurive sesa ata që lindin nga femrat rreth moshës 20 ose 40 vjeç.

Nënat që lindin për herë të parë në moshën 30-vjeçare, janë më të formuara nga ana intelektuale dhe profesionale, kanë të ardhura më të mëdha, janë më të qëndrueshme në marrëdhënie, kanë një stil jete më të shëndetshëm dhe i kanë të planifikuara shtatzanitë.

Ndërkohë femrat që lindin në moshë më të madhe kanë tendencën që të ushqejnë më shumë me gji dhe t’ju lexojnë më shumë fëmijëve të tyre dhe njëkohësisht janë më të prirur të kenë fëmijë obezë pasi ato kanë më pak dëshirë se nënat e reja për të luajtur me ta.

Share With:
Translate »
189 Views