Çifti i famshëm i aktorëve, prindër për herë të parë

Fotoja e bërë publike ishte një lajm i mezipritur nga ata, por edhe një surprizë shumë e bukur për fansat. Çifti i njohur i serialeve, Hande Soral dhe Ismail Demirci, do të bëhen prindër për herë të parë.

Pas 4-vjetësh martesë, përmes një fotoje të ëmbël, dy aktorët kanë zbuluar pak orë më parë lajmin e pritjes së ëmbël.

Aktorja bukuroshe, e cila ka dalë së bashku me një foto të ekografisë para objektivit, ka marrë mijëra mesazhe urimi nga fansat për pritjen e ëmbël.

Hande Soral e njohur për rolin e Zeydan në serialin “Ertugrul”, nuk ka dhënë më shumë detaje nga shtatzënia, por me siguri, së shpejti do të zbulojë edhe gjininë e fëmijës së parë.

Share With:
Translate »
177 Views