Kartolina e festave e familjes Mamaqi është thjesht një mrekulli
Ermali, Ami, Joeli dhe Sia kanë sjellë kartolinën më të bukur për Krishtlindje. Familja ka pozuar pranë pemës, të veshur me ngjyrat e festës e duke përcjellë shumë dashuri.

Një vëmendje të madhe ka marrë Sia, të cilën ndryshe nga Joeli, e shohim rrallë në rrjete sociale dhe duket se është rritur kaq shumë.

“Koha më e bukur e jetës është ajo që kalohet me familjen… Gëzuar festat miq. Ju dua”, shkruan Ermali krah fotos.

Ndërsa Ami na ka zbuluar disa foto nga dreka e Krishtlindjeve, e shtruar bukur dhe me elegancë.

Gjithashtu dhe një pamje nga atmosfera në shtëpi ku Joeli dhe Sia shfaqen duke luajtur.
