Sot babi i Dj Sardit, dje thjesht Flamur Shehu, kompozitori që nuk i ka braktisur festivalet
Nëse poshtë kësaj fotoje ku ka pozuar me të atin, Dj Sardi do kish shkruar vetëm: “Suksese babi në Festival”, mbase askujt nuk do t’i kish bërë përshtypje, po të kemi parasysh moshën e re të ndjekësve të tij.
Pikërisht sepse e di mirë këtë gjë, ai ka shkruar: “Suksese në pjesëmarrjen tënde të 48-të në festivalin e këngës bab… Gjithmonë shumë krenar për ty. Suksese Flamur Shehu”.
Dhe ja ku u prezantoi të rinjve një kompozitor të qindra këngëve, hite të para viteve ’90 dhe i thirri kujtesës së shumë të tjerëve që e njohin kompozitorin e famshëm, që mesa duket paska ende frymëzim për të shkruar muzikë e për t’iu rikthyer sërish festivalit me këngën “Më duaj”, kënduar nga Evi Reçi.