Mbesa, ndihmon halla Arbanën dhe Lorin tju përgjigjen me humor “kritikave” për veshjen e spektaklit

Këtë edicion të veçantë të “Big Brother”, me personazhe të famshme producentja Lori Hoxha është kujdesur absolutisht për gjithçka. Ndër të tjera, ajo ka treguar se, për shkak të konfidencave e marrëdhënieve të mira këshillon edhe moderatoren Arbana Osmani, sa i përket ‘look-ut’ në spektakle.

Dhe fundja, kush nuk do t’i donte këshillat e mendimet e Lorit, që pa dyshim mund të konsiderohet një ikonë mode në Shqipëri. Por, moda është shumë subjektive, ashtu siç janë edhe preferencat.

Së fundmi, Santana Çomora, sipërmarrëse dhe kryeredaktore e revistës “Living”, teksa ka komentuar veshjet e personazheve të famshme gjatë javës për faqen “Albania Street Style”, ka zgjedhur Arbanën si të veshurën më keq. “Këpucët me platformë të tmerrshme”, ka shkruar ajo ndërsa fustanin e ka krahasuar me një kuti festive, që i kujton fustabet e dikurshme të mbrëmjeve të maturës. “Ai mund të jetë i bukur, por nuk i përshtatet fizikut të saj”, ka shkruar Çomora.

Arbana Osmani dhe Lori Hoxha iu përgjigjen me humor “kritikave”

Por si i është përgjigjur Arbana dhe Lori? Në mënyrën më të mirë të mundshme.

Moderatorja, postoi një foto të mbesës me rrobat e saj, e pyeti ndjekësit sesi ju duket. Mirëpo, komentin e Lorit zgjodhi ta publikonte.

“Më mirë pa mëngë. Hahahahaha ai mund të jetë i bukur po jo për fizikun e saj”, ka shkruar blogerja, duke përdorur të njëjtën frazë si Çomora.

Arbana Osmani dhe Lori Hoxha iu përgjigjen me humor “kritikave”

Arbana Osmani dhe Lori Hoxha iu përgjigjen me humor “kritikave”

Mesa duket, të dyja vajzat e kanë marrë me shumë sportivitet e humor këtë situatë.

Share With:
Translate »
220 Views