Bashkëshorti i ministres së Jashtme në Gjermani lë punën për t’u kujdesur për vajzat e tij

Paragjykimi ndaj nënave në karrierë është ende i fortë në Gjermani. Dhe mundësitë e barabarta janë shumë larg edhe pse është një vend i zhvilluar Perëndimor.

Gjatë marrjes së postit si ministre e Jashtme e Gjermanisë,-post që merret për herë të parë nga një femër- Annalena Baerbock tha: “Nëse unë pranoj një post qeveritar, është shumë e qartë se burri im nuk do të vazhdojë punën e tij”.

Dhe kështu ndodhi, Daniel Holefleisch, 48 vjeç dhe bashkëshorti i saj la punën , si menaxher i komunikimit institucional të postës gjermane, Deutsche Post, për t’u kujdesur për dy vajzat e tij.

Annalena dhe Daniel janë të martuar prej 14 vitesh dhe kanë dy vajza 10 dhe 6 vjeç.

“Burri im merr përsipër të gjitha përgjegjësitë dhe punën rreth shtëpisë. Është ai që merret kryesisht me kopshtin, shkollën, detyrat e shtëpisë dhe ushqimet. Vitet e fundit tashmë e ka reduktuar orarin e punës sepse unë shpesh dal herët nga shtëpia dhe kthehem vonë në mbrëmje”, thotë ministrja.

Baerbock tha gjithashtu se Daniel kishte të drejtën e vetos ndaj kandidaturës së saj: “Kjo gjithashtu ndryshon gjithë jetën tonë familjare”.

Është vetë shtypi gjerman që vë në dukje se “ndarja tradicionale e roleve është ende standard në shoqërinë gjermane”. Bashkëshorti i Ministres Anne Spiegel, gjithashtu kujdeset për katër fëmijët e tyre. Por, po të marrim raste të tjera , për shembull, ish-kancelarja Angela Merkel nuk ka fëmijë. Ndërsa Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit të BE-së dhe nënë e shtatë fëmijëve, foli për një “ndërgjegje fajtore” që zgjodhi për të ecur përpara në karrierën e saj. Natyrisht, me të shoqin – i cili gjithashtu vazhdoi karrierën e tij – morën njerëz të jashtëm për t’u kujdesur për fëmijët e tyre.

Sipas një studimi të Institutit Ekonomik Gjerman, rreth 69% e nënave në Gjermani nuk punojnë. Sipas të dhënave të tjera, dhjetë vjet pas lindjes së fëmijës së saj të parë, një grua gjermane sjell në shtëpi 61% më pak se një vit para lindjes: ajo lë punën e saj ose shkon me kohë të pjesshme.

Share With:
Translate »
209 Views