Thierry dhe Gabriel urojnë Vitin e Ri nga zemra, sepse aty e kanë Hueydën

Natën e ndërrimit të viteve, Thierry, bashkëshorti i Hueyda El Saied nuk ka nguruar të urojë gjithë ndjekësit duke treguar përherë një forcë shumë të madhe.

“Dashuria jonë, Hueyda është në zemrat tona përgjithmonë, prandaj nga zemrat tona ju urojmë më të mirat për Vitin e Ri. Gabriel dhe Thierry”, ka shkruar ai, krah fotos ku shfaqet me Hueydën dhe Gabrielin.

Thierry ka treguar një forcë të jashtëzakonshme që pas ndarjes nga jeta të partneres së tij e në një intervistë të dhënë disa ditë më parë ka pohuar se shumë herë është i fortë prej Gabrielit, i cili i jep kurajo edhe atij.

Hueyda u largua nga jeta disa javë më parë nga një luftë me kancerin. Ylli shqiptar e mbajti të fshehtë këtë moment të vështirë në jetën e saj, duke mos dashur të trazojë qetësine a askujt. Thierry ka treguar se ajo ka luftuar deri në fund e se humbja e saj la pas një dhimbje shumë të madhe./revistawho.com

Share With:
Translate »
287 Views