6200 euro veshje për një ditëlindje, motrat Hoxha nuk kursehen kur vjen puna te paraqitja
Sara dhe Lori kanë qenë pjesë e një ditëlindjeje private dhe kanë publikuar foto nga mbrëmja speciale, ku veshjet kanë marrë më shumë komente se çdo gjë tjetër.
Faqja Albanian Street Style ka zbuluar edhe shifrat e shpenzuara për to, kur interesi për vlerat marramendëse që shpenzojnë personazhet e njohur nxisin gjithmonë kuriozitetin e ndjekësve.
Vlera e kostumit Dolce Gabbana të Lorit dhe këpucët-shapka Amina Muaddi që ajo ka veshur kapin shifrën e 4990 euro.

Ndërsa Sara u vesh me një fustan të The Attico që kap vlerën e 1220 eurove. Në total motrat Hoxha, harxhuan për t’u dukur bukur në një natë rreth 6200 euro.

Për dikë mund të jenë shumë para, por motrat Lori e Sara i kanë mundësitë financiare për ta bërë diçka të tillë.
Lori madje është e përfshirë në botën e modës, pasi ka një linjë veshjesh. Madje në Big Brother Vip edhe pozuan banorët me to dhe i bënë një super reklamë.