Një bretkosë e sapozbuluar merr emrin Greta Thunberg

Një specie e re e bretkosës së shiut u emërua zyrtarisht në një artikull shkencor të botuar të hënën.

Lloji i ri, është quajtur bretkosa e shiut Greta Thunberg.

Një bretkosë e sapozbuluar merr emrin Greta Thunberg

Bretkosa u zbulua në ishullin e Cerro Chucanti në Panamanë lindore nga një ekip ndërkombëtar i kryesuar nga Abel Batista dhe Konrad Mebert dhe i financuar nga një numër organizatash, duke përfshirë Rainforest Trust, një organizatë mjedisore jofitimprurëse. .

Në vitin 2018, Rainforest Trust nxori në ankand të drejtat e emërtimit për disa specie të sapo identifikuara shkencërisht për 30 vjetorin e organizatës. Një fitues i ankandit vendosi ta emërojë këtë specie të re të bretkosës së shiut për nder të Greta Thunberg dhe punës së saj në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Share With:
Translate »
174 Views