Fotoja simbol e luftës në Siri/ Babë e bir gjejnë shpëtim në Itali

Munzir dhe Mustafa, babë e bir sirianë pa gjymtyrë për shkak të luftës dhe protagonistë të xhirimit “Vështirësitë e jetës”, që bëri xhiron e botës duke u bërë imazhi simbolik i dramës siriane, do të mbërrijnë mbrëmjen e të premtes në Itali për të nisur një jetë të re.

Fotoja simbol e luftës në Siri/ Babë e bir gjejnë
Ata do të trajtohen në qendrën e protezave Vigorso di Budrio (Bologna).

Fotoja simbol e luftës në Siri/ Babë e bir gjejnë
Njoftimi vjen nga Siena International Photo Awards, që publikoi edhe foton që portretizon Munzirin dhe Mustafain shkrepur nga fotografi turk Mehmet Aslan.

Ndërkohë ka nisur mbledhja e fondeve për të ndihmuar babë e bir dhe viktima të tjera të pafajshme të konfliktit në Siri.

Mbledhja e fondeve, e cila gjithashtu mbështet një program rehabilitimi dhe ndihme për njerëzit që kanë pësuar gjymtime ka arritur mbi 100,000 euro përmes platformës Gofundme.

 

Share With:
Translate »
182 Views