“E prita 3 orë vajzën tek shkolla për të rrëmbyer vajzën time”, rrëfehet mes lotësh Arjola
Mbrëmjen e sotme, Arjola ka rrëfyer mes lotësh një copëz të re nga historia e saj. Gjatë proçesit të divorcit, fëmijët jetonin me të atin por njëra nga vajza e saj refuzonte ta takonte.
Arjola tregoi se iu desh të shkonte tek shkolla e vajzës së saj për ta rrëmbyer si të vetmen mënyrë për ta patur pranë. Ajo e mori Helgën dhe iu lut të qëndronte me të. Pas një refuzimi, Helga më në fund e thirri “mami” pas një viti nga ku rivendosën kontaktet me njëra-tjetrën.
