Me sy nga Zoti dhe ekipet e shpëtimit, 5-vjeçari që ra në pus prej të martës është gjallë dhe po mban në ankth një popull të tërë

Nuk ishte hera e parë që Ryan largohej nga shtëpia për të luajtur me fëmijët e tjerë nëpër fushat e Tamorot-it, fshatit të tij të lindjes në veri të Marokut, por mbrëmjen e të martës ai nuk u kthye në shtëpi si zakonisht. E shqetësuar mamaja e tij Wassima Kharchich, dha alarmin dhe i gjithë komuniteti filloi të kërkonte pesëvjeçarin që kishte rënë në një pus të thellë prej 60 metrash, por terreni i vështirë shkëmbor do ta bënte të vështirë nxjerrjen e tij. T

Trupa speciale nga i gjithë Maroku do të viheshin në lëvizje për të shpëtuar vogëlushin, i cili tashmë po mban në ankth një popull të tërë. Sipas “Hassi Berkan News” gazeta lokale e provincës së Chefchaouen-it, ekipet e shpëtimit ulën një telefon në fund të pusit. Më pas i dhanë oksigjen, ushqim dhe ujë e flasin me të për ta mbajtur zgjuar.  Babai i tij konfirmon: “Kam folur me të në radio, merr frymë me vështirësi, por është gjallë. Kërkon mamanë dhe po lufton me aq sa mundet për t’ia dalë mbanë”.

Imazhet e sotme tregojnë Ryan duke pirë dhe duke ngrënë në orën 7 të mëngjesit. Është në ditën e pestë atje. Ekipet e shpëtimit thanë se kishin mbetur edhe pesë orë të tjera pune, me shpresën që të mos gjejnë ndonjë pengesë tjetër që mund të shkaktojë kolaps. Tubat e futur midis kraterit të gërmuar prej tyre dhe pusit, për të konsoliduar tunelin lidhës, shtyhen kundër një masiv shkëmbor.  Frika e tyre më e madhe është se Ryan, i mbërthyer në 32 metra, mund të rrëshqasë edhe më poshtë sepse pusi është 60 metra i thellë.

I vogli pas gjithë kësaj kohe rrezikon edhe hipoterminë. Sakaq lutjet për të kumbojnë çdo ditë në 60,000 xhamitë e Marokut, ndërsa një popull i tërë pret gjithë ankth.

Share With:
Translate »
260 Views