Vërtetohen thashethemet? Beatrix mbërrin në Shqipëri, fotografohet në aeroport e shoqëruar ky mashkull
Aludimeve u vjen fundi dhe tani nuk ka më dilema duke konfirmuar atë që thamë dje se Beatrix do të jetë e pranishme në finalen e Big Brother Vip.
Mbrëmë rreth mesnatës Beatrix ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku është pritur nga vëllai i saj Albani.

Albani ka postuar një foto në Instagram krah Trixës ku shkruan:
“Më në fund në shtëpi!”

Ndërkohë që këngëtarja e ripostoi me mbishkrimin: Gjithmonë në krahun tim.

Ajo që ra në sy ishte se Trixa nuk shoqërohej nga kushërira e saj Anxhelina me të cilën kaloi disa ditë pushime.
Kujtojmë që sonte Beatrix do të ketë një përballje me Donaldin gjatë finales.
