E joshi dhe u martua me një 15 vjeçare, historia e Charlie Chaplin dhe divorcit më të shtrenjtë në Hollywood
Ikona e filmave komikë pa zë Charlie Chaplin është ndër aktorët më të famshëm të epokës së tij. Së fundmi një film mbi jetën e tij, pritet të hedhë më shumë dritë mbi jetën e tij private. Bashkëshortja e tij e fundit, Oona O’Neill dhe katër fëmijët e tij kanë rrëfyer detaje që nuk i kishim ditur më parë. “The Real Charlie Chaplin” tregon historitë personale të aktorit, i cili është martuar 4 herë dhe mendohet se ka fjetur me më shumë se 2000 gra. Videot e realizuara në banesën e tij e tregojnë si një zotëri të moshuar, të qeshur dhe të qetë që jeton i lumtur me bashkëshorten 36 vite më të re, O’Neill.
Por djali Michael, 75 vjeç, tregon një anë tjetër të tij: “Isha disi i frikësuar nga babai im. Ai ishte aq i fuqishëm sa nuk mund të debatonit me të, sepse ai nuk gabonte.
Ndërsa vajza Geraldine, 77 vjeçe, shtoi: “Babai im nuk ishte Charlie Chaplin. E dija se ata ishin i njëjti person, por nuk ngjanin aspak. Kur ishte para audiencës shndërrohej në Charlie Chaplin, një njeri tjetër.”
I lindur në Lambeth, në jug të Londrës në vitin 1889, Chaplin u bë aktor i filmave pa zë në moshën 24-vjeçare kur udhëtoi në SHBA. Pesë vjet më vonë, në 1918 u martua në Los Anxhelos me aktoren Mildred Harris, në atë kohë 16-vjeçe, për shkak se ajo mbeti shtatzënë. Çifti mirëpritën në jetë një djalë të quajtur Norman, por ai vdiq vetëm tre ditë pas lindjes dhe Chaplin u nda menjëherë nga Harris.

Kur u divorcuan në vitin 1920, ajo përmendi se shkuan drejt ndarjes për shkak se aktori ia bëri jetën të mjerueshme dhe të padurueshme. Gjatë kësaj periudhe, Chaplin u bë shumë i suksesshëm dhe tërhiqte turma të mëdha gjatë shfaqjeve të tij publike. Në vitin 1920, ai u njoh me 12-vjeçaren Lillita Louis MacMurray në xhirimet e filmit The Kid dhe vendosi që ta ndihmonte të bëhej aktore. Charlie i ndryshoi emrin e saj në Lita Grey dhe mendohet se e kishte joshur në vitin 1924, kur ajo ishte 15 vjeç dhe ai 35.

Martesa e shkurtër e çiftit përfundoi me divorc në vitin 1927 dhe një pagesë prej 625,000 paundësh, që sot besohet të ketë një vlerë rreth 38 milionë paund dhe u konsiderua si ndarja më e shtrenjtë në historinë e Hollivudit në atë kohë. Grey kërkoi kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre dhe pretendoi se ai ishte mizor dhe e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale, ndërsa Chaplin iu referua asaj si “shantazhuese dhe kurvë e vogël”.
Në kujtimet e saj të vitit 1966, My Life ëith Chaplin, Grey shkroi: “Ne u martuam në Meksikë sepse Charlie nuk donte të flitej shumë për martesën. Kur u kthyem me tren, ai u soll shumë keq.”
Ai u takua me ish-modelen Paulette Goddard në vitin 1932, kur ajo ishte 22-vjeçe. Ata u martuan nga viti 1936 dhe u ndanë në 1942. Brenda vitit, aktori u martua me bashkëshorten e fundit Oona O’Neill, e cila i lindi tetë fëmijë dhe qëndroi me të deri kur vdiq në vitin 1977.
“Ai jetoi me dyshime gjatë gjithë jetës së tij. Ai e realizoi ëndrrën e jetës së tij, por nuk mendoj se i kapërceu ndonjëherë dyshimet e tij”, tha vajza e Chaplin, Jane, 64 vjeç.