Ermira Çausholli ndan çastin e vështirë të prindërve të saj: Mjekët nuk i dhanë shpresë, por…
Rrëfimeve të të ftuarave në studion e “E Ardhmja Është Vajzë” iu bashkua mbrëmjen e kësaj të shtune edhe drejtuesja e programit, Ermira Çausholli. Duke marrë shkas nga një prej episodet e programit “Histori Shqiptare” të Alma Çupit, ku kjo e fundit fliste për të mirat e qumështit të gomaricës, Çausholli tregoi sesi pikërisht falë këtij qumështi prindërit i kishin shpëtuar jetën kur ishte vetëm 2 javëshe.
“Ke pasur para disa javësh ku i shpjegoje njerëzve të mirat e qumështit të gomaricës. Dhe unë dua të rikonfimoj këtë mesazh që ke dhënë atë ditë dhe një duartrokitje të madhe ke marrë nga prindërit e mi, sepse ata kur unë kam qenë 2 javëshe, kam kaluar kollën e mirë. Ka ardhur dikush në shtëpi që mua më ka ngjitur kollën e mitë dhe isha në moshë shumë të vogël për t’u vaksinuar. Pra dhe e pa vaksinuar dhe një bebe 2 javësh me kollë të mirë. Dhe më tregonin sesi përveç kujdesit dhe gjithçkaje tjetër, ishte rast që mjekët nuk jepnin shpresë, më kanë treguar sesi me qumështin e gomaricës që ua kishte këshilluar pediatri që më ndoqi, arritën në rezultatet që vajzën të vijojnë të kenë edhe sot e kësaj dite. U ke kujtuar atë çast dhe kanë rikonfimuar atë që ke thënë. Pra ata para 40 e kusur vitesh kanë shëruar vajzën e tyre me qumështin e gomaricës dhe ti me programin tënd risolle në kujtesë të gjithë prindërve që është një ilaç shumë i mirë, vlerat e këtij qumështi të jashtëzakonshëm”, tregoi Çausholli.