Tuna dhe Patrisi i japin fund lidhjes pak kohë pasi u bënë prindër për herë të dytë

Tuna dhe Patris janë ndarë sërish. Bëhet me dije se gjithçka ka ndodhur javë më parë, ku pas një debati, ata kanë ndërprerë çdo kontakt me njëri-tjetrin, shkruan “Panorama”. Aktualisht Tuna dhe Patris nuk jetojnë bashkë, madje kanë larguar edhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Vitin e kaluar ata u përfolën gjatë për ndarjen e tyre ndonëse nuk zbuluan kurrë se çfarë ndodhi. Këngëtarja u bë nënë për herë të dytë, pikërisht në një periudhë kur po përflitej për ndarje konfliktuale nga Patrisi. Ajo zgjodhi që shtatzëninë ta mbante larg syrit të mediave, duke lajmëruar ardhjen në jetë të djalit të dytë vetëm pasi e ai lindi.

Pas lindjes, ajo dhe Patrisi u fotografuan disa herë bashkë duke nënëkuptuar se janë ribashkuar. Por kur kanë kaluar pak më shumë se 6 muaj nga ky ribashkim, problemet janë shfaqur sërish. Tuna dhe Patrisi i japin fund lidhjes pak kohë pasi u ribashkuan?

Share With:
Translate »
267 Views